Transmetuar më 06-03-2024, 09:15

Mungesa e hekurit në organizëm është shkaku kryesor i anemisë. Gjithashtu mund të çojë në shumë probleme të tjera shëndetësore.

Shenja më e zakonshme që tregon se keni mungesë hekuri është lodhja e vazhdueshme, por ka disa tregues të tjerë më pak të njohur, raporton noa.al.

Shkencëtarët nuk kanë një shpjegim specifik përse njerëzit me mungesë hekuri shpesh dëshirojnë gjëra që normalisht nuk do t’i hanin.

Disa arrijnë të kapërdijnë deri dhe rërë, shkumës, letër e karton, sidomos në mosha të vogla.

Thonjtë e brishtë

Thonjtë e dobët dhe të brishtë ose thonjtë me vija dhe gropa mund të tregojnë mungesë hekuri.

Duke qenë se këto simptoma mund të jenë shkak i ndonjë problemi tjetër shëndetësor, do të ishte mirë që të bëni një analizë gjaku.

Buzët e thata

Njerëzit me mungesë hekuri mund të vuajnë nga buzët e thata dhe të çara.

Rreth një e treta e njerëzve me mungesë hekuri kanë një gjendje të quajtur cheilitis këndore, e cila shkakton plasaritjen e skajeve të buzëve.

Gjuha e fryrë

Kjo është një tjetër simptomë që shpesh neglizhohet. Quhet edhe glositi atrofik.

Kur gjuha fryhet, brazdat e zakonshme në gjuhë zhduken dhe ajo duket uniforme dhe e butë.

Mund të shkaktojë probleme me përtypjen, gëlltitjen ose të folurit.

Dëshira e vazhdueshme për akull

Kjo gjendje në mjekësi quhet pagofagia dhe është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit.

Nuk dihet se si lind dëshira për akull, por mendohet se qetëson gjuhën e fryrë.

Nuk ka nevojë për panik nëse ju pëlqen akulli – përveç nëse konsumoni një kilogram në ditë.

Plasaritje në këmbë

Sindroma e këmbëve të qeta është një gjendje e karakterizuar nga një ndjenjë e pakëndshme në këmbë, me një nevojë të parezistueshme për të lëvizur këmbët.

Pacientët e përshkruajnë atë si djegie, ndjesi shpimi gjilpërash, sikur insektet zvarriten në këmbët e tyre.

Megjithëse mjekët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton gjendjen, mungesa e hekurit është një nga fajtorët. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd