Transmetuar më 08-03-2024, 08:40

Molekulat e reja revolucionare veprojnë kundër diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare në të njëjtën kohë.

Hulumtimet po tregojnë një dinamizëm të madh në fushën e çrregullimeve metabolike, shpjegon Pierre Gourdy, diabetolog dhe profesor në Universitetin e Toulouse-III në një intervistë për të përditshmen prestigjioze franceze "Le Figaro" që citon noa.al.

Por a ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit trajtimi medikamentoz i çrregullimeve metabolike?

Profesor Pierre Gourdy thotë: "Absolutisht! Duke filluar me diabetin e tipit 2, i cili ka pësuar një revolucion të vërtetë. Deri vonë, trajtimi synonte pothuajse ekskluzivisht uljen e sheqerit në gjak, domethënë nivelin e glukozës në gjak.

Por në vitet e fundit, zhvillimi i dy klasave të reja të barnave – analoge GLP-1 dhe glifozins – e ka ndryshuar këtë qasje.

Dhe sot rekomandimet e trajtimit nuk fokusohen më vetëm në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, por edhe në mbrojtjen e organeve që mund të dëmtohen nga diabeti: arteriet, zemrën, veshkat, mëlçinë.

Kur këto organe të synuara janë tashmë të prekura, ose nëse rreziku për t’i parë ato të prekura është i lartë, është bërë e domosdoshme të merret parasysh përshkrimi i një analogu GLP-1 ose një glifozine".

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse dhe ju mund apo duhet të përdorni këto medikamente. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd