Transmetuar më 01-03-2024, 10:50

Kompania e fluturimeve Ryanair detyrohet të reduktojë disa fluturime dhe paralajmëron për shtrenjtim të biletave, pasi pret të marrë nga Boeing vetëm 40 avionë të rinj B737-MAX8200, nga 57 sipas planit që t’i dorëzoheshin Ryanair-it para fundit të qershorit 2024.

Përmes një njoftimi për shtyp që citon noa.al, Ryanair pohon se skedulimi orar aktual i Ryanair bazohej në marrjen e një minimumi prej 50 avionësh B737, por tani do të duhet të tkurret në 10 linja fluturimi për muajt e pikut të verës, korrik, gusht dhe shtator.

Kjo do të shkaktojë ndryshime të planeve të fluturimit të flotës së Ryanair, por kompania thotë se do të reduktojë frekuencat në rrugët ekzistuese në vend që të shkurtojë linjat e reja.

Ryanair i ka zbatuar tashmë këto shkurtime, veçanërisht në Dublin, Milan Malpensa, Varshavë Modlin dhe 4 aeroporte portugeze. Në Shqipëri, kjo kompani ka fluturime që lidhen me disa prej këtyre aeroporteve.

Kjo situatë e krijuar, sipas Ryanair do të shkaktojë në muajt në vazhdim, rënie të numrit të pasagjerëve me të paktën 5 milionë.

CEO i Ryanair’s Group Michael O’Leary paralajmëron se do të ketë jo vetëm kapacitet më të kufizuar, por edhe tarifa pak më të larta ajrore për konsumatorët në Evropë gjatë muajve të verës 2024. /noa.al

Foto: TIA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd