Transmetuar më 12-02-2024, 08:30

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, krijuan dyshime mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10 shkurt 2024, në rrugën "Teuta" në Kamëz ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një vajzë vetëm 27 vjeçe.

E reja, si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën.

Për tragjedinë kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit Altin Çoku, 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të katërt dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Një vajzë e re bie nga apartamenti që kishte marrë me qira dhe vdes. Çfarë zbuloi policia

Foto arkivi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd