Transmetuar më 26-01-2024, 08:25

Tiranë, 26 Janar 2024 /noa.al- Frikë në një familje në Tiranë ku nëna, gruaja dhe vajza e mitur e një të riu mbaheshin mbyllur në shtëpi dhe ndaj tyre ushtrohej dhunë e vazhdueshme verbale dhe fizike.

Tjetër zbulim tronditës në Tiranë: Kyç gruan, nipërit dhe mbesat dhe sulet t’i vrasë me sëpatë

Ngjarja është zbuluar nga policia e cila tha sot në mëngjes se ka arrestuar të dyshuarin Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, raporton noa.al.

Pas reagimit të Komisariatit Nr. 1, policia thotë se ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në këtë familje.

I riu akuzohet se mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke u ndaluar komunikimin me persona të tjerë.

Nuk mjaftonte kjo, sipas hetimit ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes.

Zbulimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë Policore Tiranë, morën informacion nga një shtetas, se Jetnori ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa.

Arrestimi

Forcat policore kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, pas reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe u bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /NOA.AL

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd