Transmetuar më 03-01-2024, 08:57

Kalaja e Pogradecit, një nga asetet më të njohura të trashëgimisë së kulturës në këtë qytet, po rikonstruktohet. Kalaja e cila daton si vendbanim që në shekullin e IV-V para Krishtit, synon të kthehet në një destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto të projektit dhe nga puna për ‘rilindjen e kalasë panoramike’.

‘Mirëmëngjesi dhe me punën që ka nisur për të rilindur Kalanë panoramike të Pogradecit, e cila daton si vendbanim që në shek IV-V para Krishtit, e që shumë shpejt do të duket si një destinacion i së ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd