Transmetuar më 01-01-2024, 08:43

Edhe për vitin 2024, ka një "lumë" ditësh pushimi për shkak të festave zyrtare fetare dhe kombëtare më Shqipëri.

Ky është padyshim një lajm i mirë për fëmijët dhe të rinjtë në arsim si dhe administratën publike dhe pjesërisht atë private.

Këtë vit të ri shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 22 nëntori, dita e gjuhës shqipe, raporton noa.al.

E hëna 1 dhe e marta 2 janar 2024 janë pushim për të gjithë. Kurse në arsim, vazhdojnë pushimet deri edhe të dielën 7 janar.

Të enjten 14 mars është Dita e Verës.

Të premten 22 mars është Dita e Nevruzit. Kjo mundëson pushim 3 ditë radhazi.

Më 31 mars është Pashka Katolike që mundëson pushim edhe të hënën 1 prill duke siguruar sërish 3 ditë radhazi.

Ndërkohë nga e shtuna 30 mars deri edhe të dielën 7 prill nxënësit në arsimin parauniversitar janë pushim.

Të mërkurën më 10 prill është Dita e Bajramit të Madh.

Më 1 maj, sërish e mërkurë, është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Më 5 maj është e diela e Pashkëve Ortodokse që siguron pushim tre ditë radhazi pasi bartet të hënën 6 maj.

Më 16 qershor është Dita e Kurban Bajramit e cila edhe ajo bartet të hënën duke siguruar sërish tre ditë radhazi pushim.

Të enjten më 5 shtator është Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës

Më 22 nëntor, e premte është dita e Alfabetit shqip që siguron 3 ditë radhazi pushim.

Të enjten 28 nëntor që është Dita Flamurit dhe e Pavarësisë dhe të premten 29 nëntor që është Dita e Çlirimit, janë dy ditë të tjera pushimi që sigurojnë katër ditë radhazi pushim bashkë me fundjavën.

Më 8 dhjetor, e diel është Dita Kombëtare e Rinisë e cila bartet të hënën duke siguruar sërish 3 ditë radhazi pushim.

Të mërkurën më 25 dhjetor janë Krishtlindjet që shënojnë dhe ditën e fundit zyrtare të pushimeve të vitit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd