Transmetuar më 30-12-2023, 11:56

Mbreti Anglisë Charles, në nderimet e tija të fundvitit ka përfshirë edhe një shqiptarë.

Andi Hoxhaj, pedagog i drejtësisë në Universitetin ‘College of London’ është nderuar me titullin “OBE” ‘Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike’.

Ky është një super lajm këtë fundviti siç edhe thotë ish-profesori shqiptar në Londër, Fabian Zhilla, “Britania e Madhe duke nderuar origjinën dhe vendin e tij në një kohë jo të mirë për imazhin e shqiptarëve atje”.

“Urime mik, profesionist dhe shqiptar i mirë”, thekson Fabian Zhilla.

Alastair King- Smith ambasador i UK në Tiranë thotë se” është fantastike të shikosh Dr. Hoxhën të nderohet me titullin OBE.

Ambasadori thekson më tej se ky nderim i është dhënë për “shërbime në marëdhëniet mes Anglisë dhe Shqipërisë”.

“Tejet i gëzuar që puna e madhe në promovimin e partnershipit të universiteteve britanike dhe lidhja mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë vlerësohet”.

Ka komentuar edhe Uran Ferizi, i cili pritet të marrë postin e ambasadorit të Shqipërisë në Londër.

“E mrekulllueshme dhe shumë e merituar”, thotë ai.