Transmetuar më 28-12-2023, 14:34

Një i ri ka përjetuar momentin më të sikletshëm të jetës, pasi e dashura ka refuzuar propozimin që ai i bëri në Romë.

Në media dhe rrjetet sociale është bërë viral momenti i propozimit në Romë mes çiftit të të rinjve. Ky propozim nisi mirë, por pas kërcimit në Via dei Condotti dhe nën dritat e Krishtlindjeve, një tenor u shfaq duke kënduar këngën "O Sole Mio", ndërsa djali u ul në gjunjë.

Në mes të turmës me njerëz, ai nxorri unazën dhe i propozoi për martesë të dashurës. Por ajo duke mos e pritur një propozim të tillë ajo tha:

“Nuk e prisja këtë. Nuk isha gati. A është kjo arsyeja pse erdhëm në Romë?’ .

E reja dukshëm në siklet i kërkoi vazhdimisht të dashurit të saj të ndalojë, ndërsa tenori vazhdonte të këndonte. Më pas i riu i paqartë për përgjigjen e saj e pyeti sërish, "A është po apo jo?"

Ajo u përgjigj duke thënë ‘JO’ ndërsa djali u ngrit në këmbë i zhgënjyer.

@herclueless Good @Cartier ♬ original sound – herclueless