Transmetuar më 22-12-2023, 11:53

Nëse është e vërtetë, ky mbetet lajmi më i bujshëm i fundvitit nga showbiz-i shqiptar.

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi duket se i kanë dhënë fund martesës.

Të paktën në këtë përfundim kanë çuar disa detaje.

Si fillim postimet e aktorit me Irën muajt e fundit kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.

Më pas Gazi u shfaq i vetëm në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.

Mungesa e partneres me të cilin është shfaqur shpesh në dalje të tilla tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë, ajo që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit është Ira e cila nuk e ndjek aktorin as në Instagram.

Dyshja u martuan në qershor 2019 dhe janë prindër të një djali, shkruan Revista Class.