Transmetuar më 08-12-2023, 06:42

Gjykata në Tiranë ka dhënë një vendim mbi akuzë penale për aktoren Rudina Dembaçaj, duke e dënuar me nëntë muaj burgim dhe më pas ulur në gjashtë muaj.

Ndërsa në vijim, në të njëjtin vendim, e çon në 80 orë pune të detyruar, masën ndaj saj.

Sipas vendimit, 80 orë punë e detyruar duhet të kryhen brenda gjashtë muajve nga dita e daljes së vendimit.

Vendimi ka dalë më 15 maj 2023 por ka marrë formë të prerë vetëm në muajin korrik.

Po ashtu, e dënuara duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Vendimi që gjeni më poshtë, ka ardhur pas një padie të bërë nga ish bashkëshorti Aleksandër Varfaj për falsifikim dokumentesh.

Ky vendim është zbardhur pas marrjes së formës së prerë dhe nuk dihet nëse është zbatuar nga e dënuara.

Noa.al kërkoi një koment nga aktorja por nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.

Aktorja ishte denoncuar nga ish bashkëshorti për falsifikim të dy prokurave në dy periudha të ndryshme për të nxjerrë vajzën jashtë shtetit, pa e njoftuar atë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Rudina Dembaçaj e ka pranuar akuzën.

Në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, prokurat janë firmosur nga një person i tretë i cili është paraqitur gjoja si babai i vajzës. /noa.al

Foto, nga profili publik i aktores