Transmetuar më 07-12-2023, 07:36

Sëmundja pandemike kovid 19 po vazhdon të demonstrojë pasoja serioze tek njerëzit që vuajtën prekjen prej saj në Shqipëri.

Të paktën gjysma e atyre që e kaluan sëmundjen në formë të moderuar apo të rëndë, përballej me vuajte të gjatë të pasojave që lë virusi ende mister për mënyrën si u përhap në botë dhe ende nuk ndalet.

Në Tiranë dhe rrethe, mjekët po përballen çdo ditë më pacientë të munduar nga pasojat e zgjatura të virusit pandemik të cilat i kanë prekur sisteme të ndryshme të organizmit.

Ata pohojnë se ishte krijuar ideja e gabuar se pasojat e kovidit mund të vazhdonin deri 3 muaj pas infektimit, por e vërteta po flet ndryshe.

Në praktikën e përditshme po e shohim edhe muaj të tërë pas kalimit të kovidit, pasi ka prekje të sistemit nervor, të dëgjimit, të nuhatjes.

Ka plot që ende nuk i është rikthyer shija dhe nuhatja. Ka ndryshime në zë, çrregullime në metabolizëm, aparatit urinar, tregojnë për pasojat e virusit", shprehet mjekja në video kronikën e mëposhtme të përgatitur nga rtsh.

Për ata që patën prekje të mushkërive nga kovid pasojat po reflektohen edhe sot me frymëmarrje të vështirësuar gjatë aktivitetit në punë

Për këta pacientë kërkohet vëmendje e veçantë mjekësore. “Kërkon kujdesin mjekësor, psikologjik madje edhe periudhën e rehabilitimin", shtoi ajo.

Sot e gjithë bota po përballet me më pak njerëz efektiv në punë për shkak të pasojave të COVID.

Në Shqipëri nuk ka matje të fenomenit por një tregues janë raportet e shpeshta mjekësore të punonjësve.