Transmetuar më 04-12-2023, 19:05

Kanë më pak merkur se llojet e tjera të peshqve dhe janë një nga burimet e parrezikuara të ushqimit nga deti, prandaj janë të mirë edhe për mjedisin

Sardelet janë të mbushura me lëndë ushqyese të rëndësishme, duke i bërë ato një shtesë ushqyese të nivelit të lartë, thotë Dr. Josh Axe që citon sot noa.al.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore omega-3, proteinave, vitaminës B12 dhe selenit, sardelet janë mbrojtës shumë të fuqishëm të shëndetit.

Nëse konsumohen rregullisht, mund të kontribuojnë në përmirësimin e të gjithë organizmit.

Një porcion sardele prej rreth 75 gramë përmban afërsisht:

191 kalori 22.7 gram proteina 10.5 gram yndyrë 8.2 mikrogramë vitaminë B12 48.5 mikrogramë selen 250 njësi të vitaminës D 451 miligramë fosfor 351 miligram kalcium 4.8 miligramë niacinë 2.7 miligramë hekur 365 miligram kalium 35.9 miligramë magnez 0.2 miligram bakër 1.9 miligram vitaminë E 0.2 miligram vitaminë B6 1.2 miligram zink

Janë të pasura me acide yndyrore Omega 3

Sardelet janë një nga burimet më të mira natyrore të acideve yndyrore esenciale omega-3 në botë.

Ato përmbajnë gjithashtu EPA dhe DHA, dy lloje të acideve yndyrore thelbësore që trupi përdor për të reduktuar inflamacionin, duke rezultuar në përmirësimin e shëndetit, funksionimin më të mirë të trurit dhe një rrezik më të ulët të sëmundjeve kronike.

Studimet tregojnë se ngrënia e ushqimeve si sardelet, të pasura me acide yndyrore omega-3, mund të ndihmojnë në trajtimin e çrregullimeve të humorit si depresioni dhe ankthi.

Ato gjithashtu kanë një efekt të dobishëm në shëndetin e zemrës dhe është vërtetuar se ulin nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve.

Mbron shëndetin e kockave

Për shkak të sasisë së lartë të kalciumit, sardelet mund t’ju ndihmojnë të ruani shëndetin e kockave.

Mbron shëndetin e gjëndrës tiroide

Seleni dhe jodi janë në sinergji dhe janë përbërja bazë e sardeles. Seleni është i nevojshëm për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide.

I siguron trupit një sasi të mjaftueshme të vitaminës B12

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë simptoma të tilla si dëmtim nervor, funksion të dëmtuar mendor, vështirësi në furnizimin e qelizave me oksigjen dhe lodhje kronike.

Duke konsumuar rregullisht sardelet, do të zëvendësoni mungesën e kësaj vitamine, e cila është vendimtare për funksionimin e duhur të të gjithë trupit.

Redukton oreksin

Një ushqim shumë i ushqyeshëm që do t’ju japë një ndjenjë ngopjeje deri në disa orë.

Kontrollon nivelet e sheqerit në gjak

Sardelet janë plot me yndyrna dhe proteina të shëndetshme, të cilat punojnë për të ngadalësuar përthithjen e sheqerit në gjak.

Kombinimi i ushqimeve të pasura me proteina dhe yndyra, të tilla si sardelet, me karbohidratet mund të ngadalësojë çlirimin e glukozës (sheqerit) në gjak, duke ndihmuar në rritjen e sheqerit.

Ngrënia e sardeles është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që kanë diabet, sindromë metabolike ose kushte të tjera që lidhen me rezistencën ndaj insulinës. /noa.al