Transmetuar më 25-11-2023, 10:06

I jepet sot lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa dha frymë në qytetin e tij të lindjes dhe atje ku zhvilloi karrierën artistike.

Në shenjë nderimi për aktorin e njohur, në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë, po mbahen homazhe.

Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e fundit.