Transmetuar më 24-11-2023, 12:41

SHKODËR- Rita Gjeka, drejtoresha e teatrit Migjeni në Shkodër ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zef Deda. Në një lidhje telefonike për News24, Gjeka ta se Deda ishte një drita e një epoke të ndritur për teatrin Migjeni, teksa ka rrëfyer dhe amanetin e tij.

“Edhe pse diferenca në moshë me Zefin nuk është e madhe, e kam pasur idhull. Ai ka qenë një aktor jo vetëm i madh, por fenomeni Zef Deda. Ka lënë një epokë. Ne kemi jetuar atë epokë dhe ai ka qenë drita. Ai e donte shumë estradën dhe ndenja që ai kishte, e kishte që të ngrihej sa më shumë. Amaneti që ka lënë, do të bëhet realitet. Edhe në drejtimin e teatrit e ka marrë Kuliçi. Do të plotësohet amaneti i Zefit. Iku në një moshë krejt të re. Edhe në rini ka pasur disa probleme me këmbët. Por i kapërcente me humorin e tij. Tani e këputu sëmundja e keqe. Nuk kam shkuar ta takojë, pasi kisha qejf që ta mbaja mend Zefin ashtu siç më parë. Zefin e ka dashur gjithë populli, të gjithë e kanë vlerësuar. Edhe opozita dhe pozita, mendoj se është shpërblyer. E ka marrë dhe pensionin e veçantë, të paktën nuk ngeli fukara. Ka pasur të ardhurat e veta, edhe pse kishte dy djemtë të mrekullueshëm. Shokun Xhemal, atë e veçoj si rol”, tha ajo.