Transmetuar më 19-10-2023, 14:25

Jepini fund çrregullimeve të ritmit të zemrës që rrezikojnë jetën e shumë pacientëve. Realizim pa operacion dhe pa barna

Studimi elektrofiziologjik dhe ablacioni janë procedura që kanë rezultuar teper te  suksesshme  në  diagnostikim dhe trajtimin të aritmisëSpitalin Gjerman, duke mundësuar zgjidhje efikase dhe të sigurt për çdo pacient.

Studimi elektrofiziologjik është një procedurë diagnostike që përdoret për të  vleresuar aktivitetin elektrik te zemres dhe per te identifikuar shkakun e aritmisë. Ky proces përfshin vendosjen e kateterëve të veçantë në zonat e ndryshme të zemrës, duke regjistruar sinjalet elektrike të prodhuara nga qelizat në zemër. Përdorimi i teknologjisë së avancuar dhe pajisjeve të specializuara mundëson kryerjen e testimeve të sakta, që identifikojnë  aritminë.

Ablacioni i zemrës është një intervenim mini-invaziv, përmes të cilit “digjen” vatrat, të cilat prodhojnë impulse të parregullta në zemër. Ablacioni i zemrës është një procedurë, në të cilën një zonë e vogël e indit të zemrës shkatërrohet në mënyrë që të ndihmojë në korrigjimin e aritmisë.

Procedura bëhet duke futur nëpërmjet enëve te gjakut tuba të hollë dhe fleksibël (të quajtur kateterë). Keto katetere pasi arrijne në zemër mund të përdorin nxehtësinë ose të ftohtin për të shkatërruar indin e synuar, duke i lënë indet përreth të paprekura. Energjia e radiofrekuencës shpesh përdoret për të gjeneruar nxehtësi në mënyrë që të shkatërrojë indin e synuar.

Spitali Gjerman ka dëshmuar përmes Departamentit të Kardiologjisë, se është një pikë referimi në të gjithë rajonin e Ballkanit për kujdesin kardiak profesional ndaj çdo pacienti. Investimet e vazhdueshme në teknologjinë më të fundit ofrojnë shërbime cilësore të studimit elektrofiziologjik dhe ablacionit për pacientët që vuajnë nga aritmia. Prej vitesh, shërbejmë përmes pajisjeve të avancuara, që mundësojnë diagnostikimin dhe trajtimin e aritmisë në mënyrë të përpiktë dhe të shpejtë.

Ekipi i ekspertëve të fushës së elektrofiziologjisë dhe kardiologjisë intervenuese ka një përvojë të gjatë në këto procedura. Pacientët tanë marrin kujdes mjekësor maksimal, trajtim dhe shërbim të specializuar, sipas nevojave të tyre individuale. Pas procedurave të elektrofiziologjisë dhe ablacionit, në sajë të hospitalizimit profesional, pacientët kthehen në jetën e tyre të zakonshme e aktive brenda një kohe të shkurtër.

Përfundimisht, studimi elektrofiziologjik dhe ablacioni janë procedurat më efikase dhe të avancuara për trajtimin e plotë të pacientëve me aritmi. Përvoja dhe aftësitë e ekspertëve, së bashku me teknologjinë moderne, e bëjnë Spitalit Gjerman një qendër të specializuar në trajtimin e aritmive, me siguri dhe cilësi të plotë. Me ndihmën tonë, ritmi i çrregullt i zemrës trajtohet për t’u shndërruar në harmoninë perfekte të shëndetit. /noa.al