Transmetuar më 23-09-2023, 15:50

Kompania Wizz Air ka bërë sërish shkurtime në Shqipëri duke mbyllur edhe tre destinacione, raporton noa.al.

Ndërsa kishte futur destinacionet drejt Greqisë, Maltës dhe Italisë, tashmë ato nuk ekzistojnë në rezervimet e fluturimeve të Wizzair.

Është hequr linja e fluturimit nga Tirana në Hania të Greqisë (ishulli Kretë).

Është hequr destinacioni i Maltës.

E gjithashtu është hequr edhe opsioni i fkyturimeve për dhe nga Palermo.

Të trija këto destinacione ishin planifikuar të fillonin në mars 2024 dhe ende pa nisur janë hequr.

Zyrtarisht nuk ka një njoftim për media mbi këtë ndryshim që vjen pak kohë pasi u mbyllën të gjitha fluturimet nga dhe drejt aeroportit të Kukësit.

Tre linjat që u hoqën:

▪Tirana – Chania ▪Tirana – Malta ▪Tirana – Palermo