Transmetuar më 17-09-2023, 09:58

Çifti i të moshuarve Afroviti Peçi dhe Leonidha Peçi jetonin në banesën e tyre në Përmet.

Për shkak të moshës së thyer kishin pajtuar një shërbyese e cila vinte rregullisht në shtëpi.

Ashtu bëri dhe sot në mëngjes. Rreth orës 06:30, shtetasja V. Dh., shkoi në banesën e çiftit të të moshuarve Leonidha Peçi 82 vjeç dhe Afroviti Peçi 80 vjeçe.

Por ajo u shtang dhe u lebetit kur ka gjetur në banesën ku shërben, të pajetë dhe me shenja dhune, Afrovitin 80 vjeçe.

Njoftoi policinë dhe në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj Leonidha Peçi, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale Leonidhën.

Hetimi nxori se i moshuari ishte proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /noa.al