Transmetuar më 31-07-2023, 09:36

Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, njofton se kontrolli i përbashkët i kufirit lehtëson ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis vendeve.

Nga sot, Shqipëria e Maqedonia e Veriut nisin kontrollin e përbashkët të kufirit në Qafë-Thanë. Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, njofton se kontrolli i përbashkët i kufirit lehtëson ndjeshëm qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis vendeve.

“Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurtë dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, shkruante në një postim në faceook Artan Grubi, në cilësinë e koordinatorit qeveritar të Maqedonisë së Veriut, për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën.

“Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona. Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurtë dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, ka shkruar Grubi.

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë, u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022. Ditë më parë u nënshkrua protokolli i fundit për zbatimin e marrëveshjes për vendosjen e një vendkalimi të përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.