Transmetuar më 27-07-2023, 13:55

Mariaan Strauss dhe Hendrik Strauss u lumturuan shumë kur morën vesh se 25-vjeçarja ishte në pritje të ëmbël. Megjithatë në ekografinë 13-javore, ata morën një lajm shqetësues, krahët e foshnjës nuk po zhvilloheshin.

Për këtë arsye, mjekët u sugjeruan atyre që t’a ndërprisnin këtë shtatzëni. Por Mariaan dhe 26-vjeçari nuk mund të merrnin një vendim të tillë.

“Shoqëria është mizore… A do të pranohet ndonjëherë fëmija ynë?”, ka qenë mendimi i parë i Mariaan. Ndërkohë mjeku specialist i kishte thënë:

“Ti je egoiste nëse nuk aborton. Duhet të mendoni për fëmijën. Ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të ketë një cilësi normale të jetës".

Zemërimi, vetëfajësimi dhe dhimbja e pushtuan nënën e re. Por pavarësisht se punonin me kohë të plotë dhe kuptonin sfidat e rritjes së një fëmije me aftësi të kufizuara fizike, Strausses ishin të vendosur në vendimin e tyre për të përqafuar djalin e tyre.

E në qershor të vitit 2022, Mariaan lindi djalin e saj, Hendré. Pas ardhjes në jetë të vogëlushit, të resë iu deshën disa muaj që të ndihej e sigurt në vendimin që kishte marrë.

“Ne qamë sepse ishte një moment kaq i bukur. Pastaj më goditi depresioni i madh dhe i errët. Pse ne? Pse fëmija ynë? U lutëm për një fëmijë të shëndetshëm, por më pas ndodhi kjo”, ka kujtuar 25-vjeçarja, e cila ka shtuar se do t’a merrte sërish një vendim të tillë.

Fatkeqësisht, Hendré lindi me komplikime shtesë. Këmba e tij u kthye nga brenda, duke bërë të nevojshme përdorimin e një gipsi. Për më tepër, ai lindi pa fibul dhe stomaku i tij nuk u zhvillua siç duhet, duke kufizuar marrjen e qumështit në 30 mililitra në të njëjtën kohë.

Hendré kërkon kujdes të vazhdueshëm, duke kaluar 2 net në javë në shtëpinë e tezes së tij dhe 2 net të tjera me nënën e Mariaan, e cila gjithashtu kujdeset për të gjatë ditës.

“Bright Side” shkruan se shqetësimet e prindërve për djalin e tyre u zhdukën pasi përjetuan gëzim të jashtëzakonshëm, kur vogëlushi arriti momentin historik të rrotullimit dhe lëvizjes së pavarur në 3 muaj.

“Kuptova se fëmija im ishte mirë, më pas isha mirë dhe depresioni u largua”, ka thënë nëna e djalit të vogël.

Babai krenar shton: "Nëse dëshiron të arrijë te një lodër në anën tjetër të dhomës, ai lëviz ose tërheq këmbët e tij të vogla poshtë tij dhe e shtyn veten përpara”.