Transmetuar më 26-07-2023, 13:51

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë. Studenti i Akademisë së Policisë, Xhojsi Lamaj ka gjetur një portofol me mbi 10 mijë euro dhe nuk ka hezituar ta dorëzojë.

Akademia e Policisë njofton: "Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes".

Lajmin e ka ndarë edhe Bledi Mane duke vlerësuar veprimin e Xhojsit.