Transmetuar më 25-07-2023, 22:25
DHËRMI- Jo më kot jugu i Shqipërisë cilësohet si "Karaibet e Mesdheut’!
Pushuesit që kanë zgjedhur të relaksohen në plazhin e Dhërmiut kanë parë spektakël.
Një grup delfinësh janë parë sot në det afër bregut dhe pushuesit kanë shijuar pamjen.
Videoja e publikuar tregon se si delfinët lundrojnë të bashkuar dhe luajnë me ujin.
Pamja ka mrekulluar pushuesit që kanë nxituar të bëjnë foto e video.