Transmetuar më 19-07-2023, 22:01

Legjenda e filmave aksion dhe mjeshtri i arteve marciale, Jean-Claude Van Damme ndodhet për vizitë në Kosovë.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një foto me aktorin e njohur të filmave të Hollivudit, teksa së bashku kanë bërë simbolin e shqiponjës.

“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj. Van Damme ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar Lladrovci.

Nuk dihet ende arsyeja e vizitës së papritur në Kosovë të artistit me famë botërore. Van Damme njihet për filma aksion, ku ndër më të njohurit janë “Maximum risk”, “The quest” e “Lionheart”.