Transmetuar më 13-07-2023, 17:34

Spitali Universitar Medipol, investimi më i madh privat i kujdesit shëndetësor të Turqisë, hap zyrën e përfaqësimit edhe në Shqipëri. Ky rrjet spitalor universitar, më i madhi në Turqi, përfshin katër spitale – Spitali i Përgjithshëm, Kirurgjia Kardiovaskulare, spitali Onkologjik dhe aibStomatologjik. Rrjeti spitalor Medipol ofron arkitekturë dhe teknologji moderne, si dhe personel të kualifikuar mjekësor që e bëjnë atë të shkëlqejë në arenat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nëse dëshironi një konsultë apo çdo pyetje që mund të keni, mund të telefononi në numrin e mëposhtëm: +355686601240

TIRANË – Qytetarët shqiptarë kanë një mundësi të re për të përfituar nga shërbime mjekësore të cilësisë së lartë, pasi në Tiranë ka hapur dyert me zyrë përfaqësuese rrjeti më i madh spitalor universitar turk, Medipol, raporton noa.al.

Në rrugën e Durrësit në Tiranë, është çelur zyra përfaqësuese e këtij rrjeti spitalor.  Ajo është e vetmja që ofron të gjitha shërbimet dhe departamentet në një qendër të vetme, duke qenë një lehtësi e shtuar për pacientët dhe nevojat e tyre.

Në një bisedë me noa.al, Rejyan İpek, koordinatore për rajonin e Ballkanit pranë spitalit Medipol foli për avantazhet që sjell prania e kësaj qendre spitalore universitare në Shqipëri.

"Zyra përfaqësuese e Medipol në Tiranë do të ofrojë të gjitha shërbimet e qendrës tonë spitalore universitare për të gjithë pacientët shqiptarë. Ata mund të vijnë në këtë zyrë dhe të marrin mendime falas për problematika të ndryshme shëndetësore.

Gjithashtu mund të njihen me shërbimet mjekësore që Medipol ofron. Ne jemi krenarë që jemi qendra më e madhe spitalore universitare në Turqi.

Medipol është një spital që i ka të gjitha departamentet të pranishme në një vend dhe kjo është shumë lehtësuese për pacientët", tha zonja Ipek.

"Ky është një lehtësim për pacientët, që kur kanë aplikime mund të marrin mendime falas dhe të kenë më shumë zgjedhje për trajtim, duke marrë informacion të vlefshëm për kurimin e tyre", shtoi zonja Ipek.

Prania e Medipol në Tiranë u vlerësua si një moment i rëndësishëm edhe nga ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.

Në një ceremoni për hapjen e zyrës përfaqësuese për Shqipërinë të spitalit universitar turk Medipol, me qendër në Stamboll, ai foli për risitë dhe përparimin e shërbimeve mjekësore turke.

"Turqia ka bërë shumë hapa para në shëndetësi dhe është pararojë për shumë shërbime".

Ambasadori pohoi se "ne punojmë bashkë në lidhje me trajtimin e pacientëve në Turqi dhe ndërmjet kësaj është vendosur edhe një aplikim, që është rrjeti spitalor universitar Medipol.

Murat Beltek, drejtor ekzekutiv për shërbimet ndërkombëtare të pacientëve, në një bisedë me noa.al, foli për avantazhet e spitalit Medipol me qendër në Stamboll dhe prani të gjerë në Turqi dhe jashtë saj. Ai vuri në dukje dhe faktin se Medipol është akredituar si Spital i Qendrës Mjekësore Akademike nga Joint Commission International (JCI).

Ai vuri në dukje se Medipol është një rrjet spitalor universitar që rendit shumë suksese të veçanta në fusha të ndryshme të shërbimeve mjekësore.

Çfarë duhet të dini për Medipol

Spitali Universitar Medipol është investimi më i madh privat shëndetësor i Turqisë si një spital universitar që përfshin spitalet e përgjithshme, kirurgjinë kardiovaskulare, onkologjinë dhe deri shërbimet dentare.

Spitali Universitar Medipol tërheq vëmendjen me teknologjinë e tij inteligjente të ndërtimit, me arkitekturë moderne dhe pajisje të avancuara mjekësore dhe veçohet si spital me një gjeneratë të re teknologjie. Ai është një qendër e re referimi në sektorin e shëndetësisë si në Turqi, por edhe në Ballkan dhe më gjerë në arenën ndërkombëtare.

Ky kompleks shëndetësor pranon pacientë nga e gjithë bota. Spitali Universitar Medipol hedh hapa të fortë përpara me investimet dhe përparimet e mëdha në shërbimet shëndetësore parandaluese/kurative për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

Spitali Universitar Medipol ka një kapacitet prej 470 shtretërish, Njësi të Kujdesit Intensiv me 133 shtretër (Gjeneral, Koronar, CVC, Kujdes Intensiv Neonatal) ku të gjitha shërbejnë me një infrastrukturë të pajisur me sisteme dhe teknologji inteligjente.

Medipol ka numrin më të madh të departamenteve brenda spitaleve në Turqi dhe paraqet një qasje superiore të shërbimit me në qendër pacientin. I konfiguruar me një gjeneratë të re teknologjie, ky spital mund të kryejë operacione të njëkohshme në 25 salla operacioni. /noa.al