Transmetuar më 29-06-2023, 19:59

Organizata Botërore e Shëndetësisë, organi kryesor shëndetësor në botë, muajin e ardhshëm do të shpallë një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm, si shkaktar të mundshëm të kancerit, njoftoi të enjten agjencia britanike e lajmeve Reuters, citon noa.al

LONDËR, 29 qershor 2023 – Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm në botë do të shpallet si kancerogjen i mundshëm muajin e ardhshëm nga një organ kryesor shëndetësor global, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Ky vendim që pritet të bëhet publik më 14 korrik 2023, vendos Organizatëm Botërore të Shëndetësisë në një luftë të re me industrinë ushqimore.

Aspartami, përdorur në produktet nga pijet e gazuara dietike e deri te çamçakëzët dhe produktet si Extra të Mars dhe disa pije Snapple, do të renditen në korrik si "ndoshta kancerogjenë për njerëzit", për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) organ i kërkimit të kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Vendimi i IARC, i finalizuar në fillim të këtij muaji pas një takimi të ekspertëve të jashtëm të grupit, e vlerëson aspartamin si rrezik i mundshëm, siç tha, bazuar në të gjitha provat e gjetura.

Aspartami është studiuar gjerësisht prej vitesh. Vitin e kaluar, një studim gjigant që përfshiu në Francë 100,000 të rritur, tregoi se njerëzit që konsumonin sasi më të mëdha të ëmbëlsuesve artificialë – përfshirë aspartamin – kishin një rrezik më të lartë të kancerit.

Vendimi që shpallet më 14 korrik, nuk merr parasysh se sa nga një produkt mund të konsumojë një person në mënyrë të sigurt.

Në vitin 1981, JECFA kishte shpallur se aspartami është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë. Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg do të duhet të pijë 12 deri në 36 kanaçe në ditë me pije të gazuara dietike – në varësi të sasisë së aspartamit në pije – që të jetë në rrezik kanceri.

Kjo merrej për bazë deri tani e tij nga rregullatorët kombëtarë, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Vendimet e IARC kanë ndikim të madh. Në vitin 2015, komiteti i tij arriti në përfundimin se glifosati është "ndoshta kancerogjen".

Vite më vonë, edhe pse organe të tjera si Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) e kundërshtuan këtë, kompanitë ende po ndjejnë efektet e vendimit.

Bayer i Gjermanisë (BAYGn.DE) në vitin 2021 humbi apelimin e tretë kundër vendimeve të gjykatës amerikane që u ka dhënë dhe vazjdon t’u japë dëmshpërblime klientëve që fajësojnë për kancerin e tyre përdorimin e barnave me bazë glifosate. /noa.al