Transmetuar më 09-06-2023, 13:38

Jurgena u bë një personazh i njohur për publikun shqiptar gjatë kohës që Luiz Ejlli ishte pjesë e “Big Brother VIP”.

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari tregonte se i kishte lënë amanet “Instagram”-in një mikeshe, që kur doli jashtë shtëpisë tregoi se kishin patur dy-tre takime…

Pra, ata kanë qenë më shumë se shokë para hyrjes së Luizit në BBV por ende s’kishte nisur diçka e mirëfilltë.

Nga ana tjetër, lidhja e Luizit me Kiara Titon avancoi brenda shtëpisë, ndaj Jurgena doli nga loja dhe duket se së fundmi po bëhet ‘problem’. Madje, ata deklarojnë se as nuk takohen më bashkë me njëri-tjetrin.

Së fundmi janë parë në të njëjtin sallon flokësh, por Jurgena tregoi se kishte qenë “rastësore”.

Edhe fituesi i këtij edicioni të BB VIP realizoi një video live në “Instagram”, teksa ndodhet në Amerikë për të mbajtur disa koncerte. Në bisedë e sipër me ndjekësit, ai ka lënë të kuptohet se gjithçka është “OK” me Kiarën, duke shtuar se askush s’e do më shumë se ai.