Transmetuar më 08-06-2023, 21:02

Dy aktorët e "Klanifornia" Olsi Bylyku dhe Jul Deda nuk do jenë më pjesë e këtij programi televiziv, raporton Kryefjala.com.

Po e njëjta media shkruan se dy aktorët do rikthehen në Top Channel, pasi janë parë në ambientet e televizionit. Aludohet se do jenë pjesë e "Portokalli", por lajmi nuk është konfirmuar dhe mbetet në kuadrin e aludimeve.

Kujtojmë se Olsi u bë i njohur me personazhin e “Kimikatit” para disa viteve në ‘Portokalli’ ku nisi rrugëtimin e tij drejt ekranit, teksa Juli ka qenë një nga aktorët e parë të këtij show humoristik dhe i njohur kryesisht në treshen e famshme ShlBsh.