Transmetuar më 07-06-2023, 12:03

Gazetari i njohur italian, Paolo Bonolis, i ka dhënë fund martesës së tij 25-vjeçare me Sonia Bruganelli. Kishte disa kohë që në mediat italiane përflitej për ndarjen e tyre, por vetëm së fundmi Bonolis e konfirmoi lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne jemi ndarë, por jemi më të bashkuar se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi për familjen tonë, për njëri-tjetrin. Ndjenja është e fortë, por nuk është më ajo që na afroi”, shkroi gazetari i njohur.

Dyshja e famshme italiane thanë se vendosën që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare, jo për shkak të tradhtisë, por sepse ndjenjat për njëri-tjetrin nuk ishin më si në fillim.

Ndërkohë Bruganelli dhe Paolo Bonolis janë prindër të tre fëmijëve. Moderatori i famshëm pohoi se ka në plan të punojë dhe për pak kohë dhe pastaj të tërhiqet, në mënyrë që t`i kushtohet fëmijëve.

“Nuk kam përse rri patjetër në televizion, është mirë dhe në vende të tjera”,-u shpreh ai.

P