Transmetuar më 28-11-2022, 11:26

Mbrojtësi i skuadrës braziliane, Dani Alves, ka shfrytëzuar përvojën e tij të madhe që ka marrë ndër vite dhe gjeti kohë për të folur për yllin francez, Kylian Mbappé.

Duhet theksuar se Alves ndante dhomën e zhveshjes me yllin francez gjatë viteve 2017 dhe 2018 te PSG, por kjo nuk ishte pengesë për të shprehur mendimet e tij. "Mbappé? Një fenomen që ende nuk e ka kuptuar se ata që luajnë me të në sulm janë më shumë fenomene se ai.

Nëse Mbappé do t’ia pasonte topin Messit dhe Neymarit, ai do të shënonte 150 gola", – tha veterani brazilian në një intervistë për "Gazzetta dello Sport".

Ai foli për cilësitë e bashkëlojtarit të tij në kombëtare dhe atij me të cilin ndante dhomën e zhveshjes te Barcelona: “Neymar dhe Messi janë unikë. Ata shohin dhe bëjnë gjëra që askush tjetër nuk i sheh apo mund t’i bëjë. Një lojtar i madh duhet ta kuptojë gjithmonë me kë luan, partnerët i pasurojnë cilësitë tuaja”.

Ai komentoi faktin se Neymar dhe Messi mund të ndryshojnë rezultatin e një ndeshjeje në pak minuta: “Duhet të jesh i zgjuar për të përfituar nga potenciali i Neymar dhe Messit, ata janë dy gjeni. Kur kam luajtur me Leon, ia kisha borxh topin vetëm atij. Nëse luaj me Neymar, i pasoj atij”.