Transmetuar më 28-11-2022, 09:31

Energjia dhe sponatnitet, këto ishin dy tiparet që e karakterizuan pjesëmarrjen e Big Mamës mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zemër Luana”.

Si një puntatë kushtuar Ditës së Flamurit me lojëra dhe këngë nga të gjitha trevat, në “Zemër Luana” sigurisht nuk munguan edhe pyetjet provokuese. Big Mama ishte e përfshirë në një lojë ku përballë kishte këngëtaren Poni dhe secila do duhet t’u përgjigjej pyetjeve të cilat u ishin bërë më titujt e këngëve të tyre.

“S’e duroj”, bazuar në këtë këngë të Big Mamës, këngëtares iu drejtua ky dënim: “Na thuaj emrat e tre personazheve të njohur të shoëbiz-it që thjesht nuk i duron dot më!”

Ndonëse në fillim ngurroi dhe ktheu gotën e birrës si për të treguar se nuk do të përgjigjet, më pas këngëtarja përfundoi duke thënë emrin e Antonela Berishës.

Ajo u shpreh se as artiste nuk e konsideron dot, pasi ofendon artistët e vërtetë.

“Artiste nuk është artiste. Atë që nuk e duroj dot e dinë krejt Shqiptaria, Antonelën nuk e duroj. Artistët ofendohen nëse unë e krahasoj atë me artistët real,”-shtoi Big Mama.

Kujtojmë që sherri midis Antonela Berishës dhe Big Mamës daton që më herët, ku vajzat ishin konkurrente në “Big Brother Vip”.

Debati i ashpër me Antonelën u bë shkak që Big Mama të largohej nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Gjithçka nisi për shkak të një sharjeje në serbisht, siç Antonela akuzoi Big Mamën se e kishte përdorur brenda ambienteve të shtëpisë.

Debati degradoi deri në atë pikë, sa Big Mama shpërtheu në ofendime para kamerave dhe kërkoi me dëshirën e saj të plotë të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP”.