Transmetuar më 28-11-2022, 09:12

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një takim me këngëtaren me origjinë shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Kreu i qeverisë e ka pritur Dua-n në Kryeministri, këngëtarja shihet të mbajë në duar pasaportën shqiptare, të cilën e mori ditën e djeshme nga presidenti Bajram Begaj.

Kryeministri ka uruar dhe gjithë shqiptarët për festën e flamurit. Këngëtarja Dua Lipa do të performojë mbrëmjen e sotme në një koncert që do të mbahet në sheshin ‘Skëndërvbej’.