Transmetuar më 27-11-2022, 23:11

Fifi dhe Adisi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja shihen kudo bashkë dhe nuk i kursejnë dedikimet në rrjetet sociale.

"Panorama.plus" ka zbuluar se kjo është një periudhë shumë speciale për çiftin, pasi Fifi është në pritje të ëmbël. Miqtë e tyre të afërt kanë treguar se këngëtarja dhe Adisi do të bëhen prindër për herë të parë.

E njëjta media ka siguruar dhe disa foto nga një dalje e tyre publike. Nga ana tjetër, Fifi dhe Adisi nuk kanë reaguar ende rreth lajmit.