Transmetuar më 27-11-2022, 21:00

TIRANË- Mikesha e Roxhesa Klironomit, 24-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik ka përlotur rrjetin me dedikimin prekës. Në një postim në Facebook, ajo i jep lamtumirën shoqes së saj teksa shkruan se e ka të pamundur të besojë që s’do ta ketë më pranë.

“Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare Zoti i dhuroftë durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii!!”, shkruan mikja e saj.

24-vjeçarja është një nga vajzat që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës. Viktima tjetër ishte Silva Gjergji, 26 vjeçe. Të dyja po udhëtonin me një automjet të llojit ‘Ford’ që drejtohej nga Arbër Tivari, 26 vjeç. Ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me trafikndarësen. Për pasojë, dy vajzat ndërruan jetë, ndërsa i riu ndohet në gjendje të rëndë në spital.

Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit. Në mars 2021 ai u plagos në lagjen nr.4 në Durrës, pas një konlfikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.