Transmetuar më 26-11-2022, 13:07

SHBA- Përgatitjet për festat e 28-29 nëntorit kanë nisur pak ditë para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shqiptarët që jetojnë atje. Fotot më poshtë janë nga Eastchester, New York, aty ku në çdo shtyllë është vendosur flamuri shqiptar.

Rrugët në New York vishen KUQ e ZI, shqiptarët në SHBA nisin

Rruga është dekoruar me flamuj shqiptarë për 28 Nëntorin nga banorët shqiptarë që jetojnë në Eastchester. Shqiptarët që jetojnë në SHBA, organizojnë për festat e flamurit evente të mëdha, ku ftojnë këngëtarë shqiptarë.