Transmetuar më 26-11-2022, 10:04

Durrës- Një shpërthim me eksploziv ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Durrësit.

Lënda plasëse iu vendos biznesit të qytetares Jonida Karaboja.

Policia informon se ‘në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases Jonida Karaboja, ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.