Transmetuar më 26-11-2022, 07:53

Rreth 100 gra janë vrarë këtë vit, 50 të cilat ekzekutuar nga partneri ose bashkëshorti.

Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave”, publikohet raporti nga ISTAT me numrin dhe emrat e 97 viktimave të vrara që nga fillimi i vitit e deri në datë 7 nëntor. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh se qeveria e saj i është përkushtuar luftuës së dhunës me bazë gjinore dhe femicidin.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meloni ka shkruar: “Ne ia kemi borxh shumë viktimave”. Sipas Institutit Italian të Statistikave (ISTAT), në Itali, 31.5% e grave kanë pësuar një formë të dhunës fizike ose seksuale dhe 5.4% kanë qenë viktima të formave të rënda të dhunës seksuale si përdhunimi.