Transmetuar më 25-11-2022, 23:30

Studentja 21-vjeçare greke e cila u përplas nga një makinë në rrugën Egnatia në Selanik më 22 nëntor, po lufton për të qëndruar gjallë.

Në videon e publikuar nga mediet greke shihet mjeti i drejtuar nga 26-vjeçari, pasi ka goditur dhe braktisur vajzën e re, duke ikur nga rruga Iasonidou, duke zhvilluar një shpejtësi marramendëse.

Pavarësisht pamjeve, ai u dorëzua autoriteteve me argumentin se nuk po vraponte, ndërsa argumentoi se nëse nuk do të kishte tentuar të kalonte Egnatian në një pikë ku nuk kishte vendkalim, asgjë nuk do të kishte ndodhur”.

Shikoni VIDEON

Prokurori publik ka ngritur kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit, ndërsa për vepër penale po ndiqet edhe pasagjerja e tij 19-vjeçare, e cila u arrestua në kufirin e autoforos.

Shoferi me origjinë shqiptare akuzohet – sipas ndjekjes penale të prokurorit – për drejtim të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe për lënie të aksidentit trafiku dhe drejtim mjeti pa patentë (kundërvajtje).

19-vjeçarja (shtëpiake) nga ana e saj përballet me veprën penale të ndihmës në drejtim të automjetit të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor dhe ndihmë në një aksident trafiku (kundërvajtje).