Transmetuar më 25-11-2022, 15:15

SHBA- Është përtej njerëzores ajo që ka ndodhur në SHBA.

Një mësuese dhe dy ndihmëse në një shkollë në Teksas akuzohen se kanë mbyllur një djalë 5-vjeçar në një dhomë dhe e lanë vetëm aty derisa ai filloi të hante jashtëqitjen e tij.

Sipas New York Post, 47-vjeçarja Melody LaPointe dhe asistentet Tara Tinney, 33 vjeçe dhe Augusta Costlow, 27 vjeçe, u akuzuan në fillim të kësaj jave. Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në vitin 2021.

Tre gratë, të cilat punonin në një shkollë në Distriktin e Shkollës së Pavarur Liberty, akuzohen se e vendosën djalin e vogël në një dhomë izolimi për ta ndëshkuar. Gjatë qëndrimit atje, pesëvjeçari u rrëzua dhe u plagos.

“Djali i vogël mbeti i mbyllur derisa filloi të hante jashtëqitjen e ti", thuhet në raport.

Menjëherë pas ngjarjes mësuesit u shkakrkuan nga detyra ndërsa në një deklaratë shkolla bënte me dije se ishin të tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Ata vahzdojnë të mbahen në paraburgim ndërkohë që u është vendosur dhe një gjobë prej 60 mijë eurosh.