Transmetuar më 25-11-2022, 13:55

Aktorja Arjola Demiri, është mjaft aktive në rrjete. Ajo komentohet, si për jetën e saj personale, ashtu edhe për pamjen e jashtme.

Madje edhe në profilin e saj në “Instagram” ajo herë pas here kritikohet nga ndjekësit e saj. Në një postim të saj, dikush i ka shkruar:

“Na hapën barkun duke përdorur FaceApp nuk po i njohim më”.

Demiri nuk ka duruar dhe ka vendosur që t’i kthehet ndjekëses duke i shkruar:

“Shpresoj të bëheni më mirë nga barku zonjë, me FaceApp që është në xhiro do kesh shpërthime “dijarretike” gjithmonë”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Arjola merr të tilla akuza. Madje pak ditë më parë ajo publikoi foto në të 20-tat e saj dhe mori një lum komentesh duke e akuzuar se në fakt nuk është aktorja në foto, nisur edhe nga pamje të mëparshme të Arjola Demirit para ndërhyrjeve.