Transmetuar më 24-11-2022, 22:20

Tiranë- Kupa e Botës “Katar 2022” duket se po vend në aktivitetet e përditshme të të gjithëve, madje edhe në punimet e Kuvendit.

Teksa në sallë vijon seanca plenare për portin e Durrësit, paralelisht Brazili po përballet me Ganën. Duket se deputetët nuk mund të linin një ndeshje kaq të rëndësishme pa e parë dhe për këtë kanë hapur telefonat duke ndjekur ndeshjen.

Megjithatë, kjo gjë duket se ka shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa, e cila ishte në foltore duke folur.

Ajo i ka tërhequr vëmendje kreut socialist të grupit parlamentar, Taulant Balla, duke i thënë t’i ulte zërin ndeshjes.

“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.