Transmetuar më 24-11-2022, 21:12

Fier- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar në fshatin Frakull i Madh të Fierit, ku u zbulua një laborator kokaine.

Mësohet se banesa ku u gjetën rreth 200 thasë me pleh kimik, ku ishte fshehur lënda narkotike, është në pronësi të ish kryetarit të Komunës së Frakullit të Madh, Viktor Çervenaku. Operacioni u zhvillua nga SPAK në bashkëpunim me policinë malazeze dhe agjentët e DEA-s.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ish-kryekomunari nuk ka qenë në ambientet e banesës në momentin e ndërhyrjes së policisë.

Thasët janë zbuluan në oborrin e banesës dhe janë transportuar nga kamionët e policisë së shtetit drejt ambienteve ku do të bëhet kontrolli i tyre i detajuar.