Transmetuar më 24-11-2022, 08:58

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për eksperiencën e tij në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

Konkurrenti u shpreh se në finale do të jetë një garë e fortë mes tij dhe këngëtares së njohur, Elhaida Dani. Ai theksoi se e vlerëson shumë disiplinën e artistes.

Kush e emocioni kaq shumë? Ardit Çuni nuk i mban dot lotët: Më fal që nuk kam… Ardit Çuni: Mendoj që këtë javë rrezikon Arbri, javën tjetër Salsano, do isha midis Megit dhe Julkës dhe pastaj i bie që po shkojmë drejt finales. Nëse e kam të saktë renditjen mendoj që jemi në këto ujëra.

Kush mendon se fiton?

Arditi: Unë s‘kam ardhur që të shoh muret.

Kush do jetë çifti tjetër përballë jush?

Arditi: Mendoj që gara e fortë është midis meje dhe Elhaidës, edhe nga rezultatet midis ne të dyve, unë e vlerësoj shumë disiplinën e Elhaidës, por unë them një gjë tjetër, që unë bëj në skenë.