Transmetuar më 23-11-2022, 14:04

Gjashtë vite burg për Manolo Portanova. Kjo është kërkesa e prokurorit publik Nicola Marini gjatë seancës, me një ritual të shkurtuar, që po mbahet para gjykatës së Siena, në kuadër të procedurës për sulmin seksual të pretenduar ndaj një studenteje.

Kjo e fundit kishte ra pre e futbollistit gjatë një feste private në një shtëpi në qytetin toskana, natën e 30 majit të vitit të kaluar. Për tre nga katër të akuzuarit, krimi i konsumuar është ai i dhunës seksuale në grup. Për subjektin e katërt, i cili në momentin e incidentit nuk ishte ende në moshë, dosja i është besuar Gjykatës së të Miturve në Firence.

Avokatët e Portanovës kishin paraqitur në një seancë të mëparshme propozimin për dëmshpërblim të vajzës së re, gjë që është refuzuar nga e prekura. Asnjë koment nga Genoa ende, klubi ku bën pjesë futbollisti në fjalë.

Historia e incidentit të rëndë

Lojtari i Genoa, Manolo Portanova, i akuzuar së bashku me tre të rinj të tjerë për dhunë seksuale në grup, është në proces gjyqësor që ende nuk ka përfunduar. Një krim i dënueshëm me burgim nga 8 deri në 14 vite. “Il Secolo XIX” gjurmoi konturet e asaj nate, të 30 majit 2021, të dhunës brutale.

Gjithçka nisi me dëshminë e një studenteje 22-vjeçare nga Siena, e cila akuzoi lojtarin dhe tre të rinj të tjerë, përfshirë një të mitur në atë kohë. Avokati i Manolo Portanova, Gabriele Bordoni, përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, kujton se e vërteta dhe çdo përgjegjësi do të konstatohet vetëm në gjyq.

Seanca paraprake ishte caktuar më 7 qershor, por u shty me kërkesë të prokurorit, që tha se ka mbledhur fakte të reja për akuzën. Duke lexuar historinë e vajzës është e pamundur të mos dridhesh. Gjithçka ndodhi në Siena, në një apartament në pronësi të një shoqeje të Portanovës, ku studentja shkoi në shoqërinë e një shoku, i cili megjithatë largohet me një djalë, duke e lënë vetëm me lojtarin:

“Në një moment dëgjova praninë e njerëzve të tjerë që qeshnin në dhomën e gjumit. U ngrita me arsyetimin se po merrja një shishe me ujë dhe ndeza dritën: para meje ishin tre burra të zhveshur".

Më pas aktet trajtojnë abuzimet e kryera nga dy, tre persona në të njëjtën kohë, “dhunë seksuale, rrahje, pështyrë, fyerje, tërbim kafshësh në trupin e saj të konceptuar si objekt”. Vajza e përshkruan momentin si më poshtë: “Unë thashë që nuk doja, por ata nuk u ndalën. Isha e rraskapitur, kërkova të largohesha, të telefonoja shoqen time".

Pas rreth gjysmë ore studentja lirohet dhe më pas shkon në urgjencë, ku iu nënshtrohet ekzaminimeve të plota. Mjekët konstatojnë goditje në ije dhe plagë të thella në pjesët intime. Krahas dëmtimit fizik, historia do ta kishte rrënuar vajzën, e cila u vërtetua me dëmtim “të përhershëm” në kontrollin mjekësor.

Në këto muaj, në të cilët iu është drejtuar seancave të vazhdueshme me psikiatër, ajo ka vuajtur nga stresi akut, ankthi, luhatjet e humorit dhe oreksi i reduktuar. "Ajo që ndodhi atë mbrëmje të tmerrshme do të jetojë me mua përgjithmonë. Ditë pas dite, hap pas hapi", – thotë vajza e dërrmuar psikologjikisht.

Avokati i Portanova parashikoi linjën e mbrojtjes për "Il Secolo XIX": "Sipas të gjitha gjasave do të kërkojmë të kemi akses në procedurën e shkurtuar. Kjo është një zgjedhje e detyrueshme për të parandaluar të gjitha palët të rijetojnë një histori që ka çuar në vuajtje. Ne kemi kryer hetime, nga të cilat, sipas mendimit tonë, del se marrëdhënia ka qenë konsensuale”.

Një version i kundërshtuar nga vajza, e cila përmes avokatit të saj Jacopo Meini bën të ditur: "Ishte një akt dhune absurde dhe e pamotivuar. Kishte pëlqim për një marrëdhënie seksuale me lojtarin, jo me të tjerët. Tani dua vetëm drejtësi për atë që ndodhi atë natë”.

Portanova i beson edhe disa fjalë avokatit të tij: "Nga babai dhe nga bota e sportit kam trashëguar vlera të shëndetshme dhe respekt për të gjithë, veçanërisht për gratë. Jam i trishtuar nga dëmtimi psikologjik që ka pësuar vajza".