Transmetuar më 23-11-2022, 09:50

Ishte 12 qershor 2021, hera e fundit që Christian Eriksen dilte në fushë në finalet e një kompeticioni të madh ndërkombëtar. Imazhet e bashkëluftëtarëve të rrethuar rreth tij, drama shpërtheu, ndërsa bota e shikonte pa frymë.

Pastaj rikuperimi i ngadaltë dhe gradual. Nga stërvitja në atdhe dhe në Holandë me Ajax te rikthimi në fushë me kombëtaren dhe me Brentford, para transferimit te Manchester United.

Kundër Tunizisë, mesfushori i shquar danez u rikthye të luante në një turne ndërkombëtar me Danimarkën. Nëse i kthenim faqet e kalendarit përmbys, duke u kthyer në atë 12 qershor, ky skenar do të ishte i çuditshëm edhe për t’u marrë me mend.

Por dje Eriksen ishte në fushë, duke konfirmuar një përrallë që ngadalë është bërë realitet.