Transmetuar më 22-11-2022, 23:32

Para se të niseshin në front ata duket se kanë kaluar një ‘test’.

Burrat e mobilizuar nga qeveria ruse u përgatitën për luftë duke u grindur në një klub nate. Pamjet tronditëse tregojnë përleshjen në Yurga, rajoni i Kemerovës, jashtë një kampi stërvitor përpara se burrat të dërgoheshin në Ukrainë. Rekrutët me uniformë shihen duke luftuar me civilët.

Deri më tani mendohet se vendasit ishin të zemëruar që burrat e veshur me uniformë ushtarake ishin lejuar në klub. Ndaj dhe morën karriget duke u përleshur.

Frekuentuesit e klubit, duke përfshirë gra, shihen duke ikur nga dera për të shmangur dhunën e padëshiruar, ndërsa njëri nga rekrutët mbeti i plagosur dhe kishte nevojë për trajtim spitalor.