Transmetuar më 22-11-2022, 15:06

Vendoset lëndë eksplozive përballë lokalit të një biznesmeni në Prrenjas.

Nga shpërthimi ka pasur dëme të pjesshme dhe thyerje të xhamave edhe të disa apartamenteve pranë lokalit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të ditës së djeshme.

Në njoftimin zyrtar policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes’.