Transmetuar më 20-11-2022, 09:09

KOSOVË- Një burrë ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një lartësi teksa po kryente disa punime në një ndërtesë në fshatin Bresje në Fyshë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 08:55, ku punëtori ishte duke kryer disa punime në një banesë ku në rrethana të paqarta ka humbur ekuilibrin.

"RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar."- thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia ai ka ndërruar jetë në vend dhe ndërhyrja e mjekëve të urgjencës fatkeqësisht nuk ka qenë efektive. Policia është duke vijuar hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.