Transmetuar më 04-11-2022, 20:14

Kosovë- Zheneta Nura, vajza e të moshuarës që u dhunua nga infermieret e azilit “Orenda”, ka folur para turmës që protestoi sot në Gjakovë.

Nura i bëri thirrje institucioneve për të vendosur drejtësinë sepse nëna e saj ishte vendosur atje për të marrë kujdes të specializuar.

“Do ju lutesha që të ketë drejtësi në këtë që ka ndodhur, të mos ndodhë më, të ndërgjegjësohen të gjitha institucionet sepse nëna ka shkuar atje për kujdes më të mirë, sepse ka pasur nevojë për shumë kujdes mjekësor, përkrahje, neve na ka pasur mbrapa. Nëna nuk ka vetëm Zhenetën, Milotin dhe Taulantin, me sa pashë unë sot, nëna ju ka të gjithëve ju”, tha Nura mes lotësh. KlanKosova