Transmetuar më 02-11-2022, 16:37

PEJË- Veton Elshani nga Policia e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Express arrestimin e dy vajzave për rrahjen brutale të të moshuarës në Pejë. Elshani tha se nuk e di se cilat nga infermieret që shihen në video janë arrestuar, teksa nuk dihet ende identiteti i vajzave.

“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, njofton prokuroria.