Transmetuar më 28-10-2022, 15:16

Kosovë- Lajm i trishtë nga Kosova. Ndërron jetë nxënësja e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, Fjolla Derivishaj.

Në njoftimin e publikuar nga gjimnazi citohet: “E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësimdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar. Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht”, thuhet në postimin e shkollës.

Ende nuk dihen shkaqet pse e reja ndërroi jetë.